Sazani, ishulli më i madh në Shqipëri, i njohur për historinë e tij ushtarake dhe natyrën e egër po tërheq gjithnjë e më tepër ata që kërkojnë të zbulojnë vende të panjohura.
Nga ana tjetër, Parku Kombëtar Detar i Karaburunit për ata që duan aventurën ofron një përzierje unike të plazheve të virgjëra, shpellave detare dhe gjelbërimit të dendur .
Këto janë dy destinacionet më tërheqëse për turistë vendas e të huaj këtë sezon veror.
“Më pëlqen Vlora, është e bukur.”
“Jam nga Polonia, është hera ime e parë në Shqipëri, po nisem drejt Sazanit dhe Karaburunit.”
“Na pëlqen të bëjmë ekskursion me varkë dhe zgjodhëm të shohim një vend të ri.”
“Lexuam që vendi ishte shumë i bukur dhe vendosëm të vizitojmë.”
Janë një sërë arsyet që sipas guidave turistike ato që I drejtonjë të huajt drejt këtyre destinacioneve.
Çdo ditë anije turistike nisen nga Porti I Vlorës drejt sazanit dhe Karaburunit.
Bukuritë natyrore, uji i kristaltë, historia që ofrojnë kanë tërhequr mijëra vizitorë gjatë muajve të fundit.



