Ambjentalisti Sazan Guri këtë të mërkurë ka qenë i ftuar në emisionin Bardh e Zi në ABC, ku ka komentuar në lidhje me vendimin e fundit për të bërë me detyrim vaksinën anti-Covid për studentët.
Guri në replikat e tij me mjekët është shprehur se kjo është thjesht çështje politike dhe se vaksinat kanë shumë efekte anësore.
Sipas tij është thjeshtë efekti i mediave sociale që ka marrë dhe të gjithë këtë përhapje numri i viktimave që sjell dhe gëzim për ta.
Ndërkaq mjeku Arben Gjata i ka kërkuar Gurit që të mos përhapë teori të tilla të pabazuara shkencërisht për qytetarët.
Nga ana tjetër Guri është shprehur se fillimisht grupmosha për të bërë vaksinën ishte për pensionist ndërsa tashmë do të bëhet dhe për foshnjat në barkun e nënës.
“Vaksinën e nisën me pensionistët dhe e ndryshuan moshën deri te fëmijët dhe prit kur ta çojnë te 6 muajshit dhe në bark të nënës. Autikët janë shtuar, nga ’91 e këtej për shkak të vaksinave. Vaksina e fruthit ka 3 vjet shpikje, 3 vjet laborator, 3 vjet minj gjithsej 15 vite provë më pas filloi që të aplikohej, po si do e fillojmë te fëmijët këtë vaksinë?”, ka thënë Guri./abcnews.al