Këtë të dielë në emisionin “Enxhi në botën e kafshëve” është trajtuar tema se sa e rëndësishme është marrja e një kafshe në shtëpi.
Në fokus të emisionit ka qenë vendimi për marrjen e një kafshe në shtëpi qoftë mace apo qen dhe çfarë na duhet patjetër.
Enxhi në këtë puntatë emisioni ka shkuar në familjen Legisi e cila ka marrë një pjesëtar të ri në shtëpi, qenushin Maxi.
Zonja e shtëpisë ka shpjeguar pritjen që fëmijët dhe të gjithë ato i kanë bërë qenushit të vogël.
Ndërkohë i pranishëm në emision ka qenë dhe ambientalisti i njohur Sazan Guri i cili ka dhënë detaje në lidhje me përfitimet që ka të pasurit e një kafshe në shtëpi.
“Shqiptarët janë popull kafshë dashës dhe e kanë treguar të gjithë studimet se shqiptari është ekologjik i lindur.Në kohët moderne me familjet me një fëmijë, vëllai ose motra është kafsha. Por jo ta mbash si zbukurim, por si rob shpie.Aq i mirë të bëhet qeni sa ta mbash jo në shtëpi, por dhe ne krevat biles. Një personazh publik, kryetar i një partie të vogël, i cili është pa stomak sot, dhe sëmundjen ja zbuloi qeni. Nuk e kuptonte pse i vinte qeni te stomaku. Nuk dua ta them emrin se është personazh publik, por ai e ka hequr stomakun pas një viti që qeni i vinte kokën aty”, ka thënë ai.abcnews.al