Ambientalisti Sazan Guri ishte shtruar në spital për shkak të një operacioni që ka bërë në zemër, ndërkohë që dje për të ishte një ditë e veçantë pasi festoi ditëlindjen e 64. Ditëlindja e gjeti në spitalin “Hygeia” ndërsa Guri zbulon surprizën e stafit mjekësor.
“Jo fort e kendshme, por e rralle, ku dy infermieret e nates mezi priten sekondat e para te ditelindjes per te me uruar 64 vjetorin, dhe une sic ndava hidherimin me ju miq te vertete te FB po ndaj edhe gezimin e ditelindjes dhe ate te daljes mire nga nderhyrja ne zemer. Me shume dashuri per ju dhe shqiptaret” shkruan Sazan Guri.