Savona: Nuk ka plan B për të nxjerrë Italinë nga Eurozona

schedule15:23 - 13 Qershor, 2018

schedule 15:23 - 13 Qershor, 2018

Ministri italian për Çështjet Evropiane, Paolo Savona, tha se nuk kishte një plan B për të nxjerrë vendin nga Eurozona. Ai njoftoi se nuk ka kërkuar kurrë një gjë të tillë. Megjithatë në librin e tij të fundit, i paraqitur të martën për shtypin e huaj, Savona shprehej se ishte e nevojshme përgatitja e një plani B për daljen nga euro.

Ekonomisti i njohur, 81 vjeç, dhe ish-ministër i Industrisë në vitet ’90 mohoi çdo lloj armiqësie kundër Gjermanisë, por shprehu të drejtën e tij për ta kritikuar. Ndërkohë, kritikat e tij në drejtim të euros dhe Gjermanisë, shtynë presidenti Sergio Matarella që të pengojë emërimin e tij në postin e ministrit të Financave. Savona ishte propozuar nga Lega Nord dhe Lëvizja 5 Yjet./abcnews.al