Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Savic: Më në fund luajtëm super ndeshje, por ende e kemi një problem të madh

schedule20:26 - 26 Shtator, 2021

schedule 20:26 - 26 Shtator, 2021

Pas fitores 3-2 në Derbi, autori i parë i golit Milinkovic-Savic është ndalur përpara mikrofonit për të komentuar ndeshjen. Serbi u shpreh i lumtur për rikthimin e tifozëve në derbi:

“Ne me të vërtetë kishim nevojë për tifozët tanë. Ata erdhën në numër dhe ne u dhamë atyre një lojë të mrekullueshme, në mënyrë që ata të festojnë dhe të kthehen në shtëpi të lumtur.

Më në fund luajtëm një lojë të shkëlqyeshme, shumë më mirë se ndeshjet e mëparshme. Na duhej një fitore në derbi për të ecur përpara me një ndjenjë dhe besim tjetër.

Kam shënuar shumë gola të rëndësishëm, por është i treti në derbi dhe do të përpiqem të shënoj edhe më shumë në të ardhmen.

Ne duhet të përmirësohemi shumë, pasi shënojmë një ose dy gola, humbasim urinë dhe skuadra tjetër rikthehet në ndeshje. Ne duhet të punojmë vërtet shumë për të ruajtur qëndrueshmërinë”, u shpreh Savic. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!