Al Hilal dëshiron të sjellë Nicolo Zaniolo në ligën saudite. Sulmuesi i kombëtares italiane është profili i radhës që ka përfunduar në radarin e kampionatit saudit dhe sipas mediave turke, propozimi i dorëzuar lojtarit të Galatasaray është një ofertë tunduese.
120 milionë euro pagë në 4 vjet, pra 30 milionë në sezon. Shifra marramendëse që po e bëjnë Zaniolon të lëkundet dhe Al Hilal i ka dhënë 15 ditë kohë për të vendosur.
Klubi saudit është i gatshëm t’i paguajë klubit turk klauzolën e lirimit të lojtarit prej 35 milionë euro. Edhe Roma e sheh me interes këtë gjë pasi do të fitonte një përqindje të rishitjes./h.ll/abcnews.al