Arabia Saudite po tundon “Princin e Galicisë”. Iago Aspas është në fakt në radarët e Al Fetah, një klub që kampionatin e kaluar përfundoi në vendin e gjashtë.
Oferta është ajo që nuk mund të refuzohet. 35-vjeçari mund të fitojë rreth 10 milionë euro në sezon për të përfunduar karrierën e tij në Azi.
Zgjedhja është e vështirë, të dalësh në pension si simbol apo të pranosh një “pension të artë”? eksperiencat e mëparshmë të Aspas larg Celta Vigos nuk kanë qenë pozitive, por këtë herë konteksti do të ishte krejtësisht ndryshe./h.ll/abcnews.al