Mesfushori i Juventusit, Aaron Ramsey, mund të jetë gati për finalen e Kupës së Italisë. Trajneri Sarri e quante mungesë të sigurt uellsianin së bashku me Giorgio Chiellinin dhe Gonzalo Higuaini, por gjasat janë që Ramsey të jetë gati për supersfidën e së mërkurës.
Sipas raportimit të “Gazzetta dello Sport”, 29-vjeçari u dëmtua gjatë seancës së sotme stërvitore duke e lënë në mes atë. Megjithatë, Ramsey pritet të jetë në stolin e Juventusit, ku trajneri Sarri mund të ketë mundësinë ta aktivizojë atë.
Ramsey numëron 24 takime në të gjithë kompeticionet në këtë sezon me fanellën e bardhezinjve, ku numëron katër gola dhe një asist për shokët e skuadrës. Mesfushori u transferua në Torino verën e kaluar me parametra zero nga Arsenali. /abcnews.al