Jorginho është një nga objektivat e Juventusit për mesin e fushës. Italo-braziliani është kërkesa e Maurizio Sarrit, me të cilin ka një raport fantastik. Së bashku kanë punuar te Napoli dhe Chelsea, teksa trajneri e dëshiron edhe në Torino.
Agjenti i 28-vjeçarit të Chelsea, Joao Santos flet rreth merkatos në një prononcim për Radio Kiss Kiss, aty ku vlerëson punën e mirë që po bën Gattuso te Napoli dhe beson që “Blutë e Londrës” mund të përmbysin humbjen 0-3 ndaj Bayern Munchen në Champions.
“Chelsea duhet të rikuperojë tre gola ndaj Bayernit dhe kjo do të jetë shumë e vështirë. Gjithsesi, gjithçka është e mundur dhe pres një duel Chelsea-Napoli në çerekfinale. Napoli po paraqitet mirë me Gattuson.
Fituan një kupë dhe më vjen keq që janë larg kualifikimit në Champions League. Jorginho? Po kalon një moment të veçantë. Është paraqitur mirë në Champions dhe është gjithmonë në dispozicion të trajnerit.
Juventusi nuk më ka telefonuar në lidhje me Jorginhon, por merkato nis në datë 1 shtator dhe nuk e di strategjinë e bardhezinjve“, thekson agjenti i mesfushorit. /abcnews.al