Një 19 vjeçar është kapur nga policia në Sarandë për vjedhje me dhunë.
Sipas policisë, i riu i ka marrë me dhunë 400 euro punonjësit të një lavazhi në lagjen nr.3 të qytetit bregdetar. Ngjarja ka ndodhur me datë 31 dhjetor.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme./abcnews.al