Zgjati vetëm një ditë arratia e Ermir Idrizllarit, i cili u iku policëve me pranga në duar.
Sipas informacionit zyrtar, 26 vjeçari është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë.
Në banesën e tij, një ditë më parë gjatë operacionit antidrogë, u zbuluan 22 kg kanabis sativa. Idrizllari akuzohet edhe për grabitje.
Të hënën ai u arrestua bashkë me disa persona të tjerë, por në një moment mundi t’u ikte policëve të shoqërimit./abcnews.al
Sarandë, vetëdorëzohet i arratisuri Ermir Idrizllari
schedule17:53 - 7 Nëntor, 2017
schedule 17:53 - 7 Nëntor, 2017