SARANDË- Ura e Metoqit ka pësuar dëmtime të rënda pas përmbytjeve të ditëve të fundit.
Ura shërben për lidhjen e zonës bujqësore të fushave të Metoqit, ku ndodhen edhe disa magazina bujqësore dhe shtëpi banimi.
Forcat e Emergjencave Civile kanë inspektuar urën për të parë nga afër dëmtimet dhe mundësitë e rikonstruksionit sa më të shpejtë.

