Është gjetur i pajetë 50-vjeçari Naim Likometi i cili u raportua i humbur.
Pas hetimeve dhe kërkimeve intensive, mësohet se 50-vjeçari është gjetur i pajetë në vendin e quajtur “Gjiri i Hartës”. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se është vetëmbbytur.
“Trupi i këtij shtetasi u gjet si rezultat i kërkimeve të pandërprera të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, pas kallëzimit të bërë dje nga bashkëshortja e 50-vjeçarit, për humbjen e kontakteve me të”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
/abcnews.al/