Sarandë, turistë në shtator/ Janë të rezervuara 80 përqind e strukturave akomoduese

schedule13:55 - 9 Shtator, 2023

schedule 13:55 - 9 Shtator, 2023

Edhe pas përfundimit të verës së nxehtë 80% e kapaciteteve në strukturat akomoduese të qytetit jugor janë të rezervuara

Qetësia dhe cmimet më të lira se në pikun e sezonit u mundësojnë pushime në shtator e më tej, turistëve të një grupmoshe më të madhe, që preferojnë të jenë larg zhurmave apo të tjerëve që nuk munden të pushojnë në verë.

Vendosëm të vinim në këtë periudhë në pajtim edhe me pushimet prej punës tonë, u bëmë një grup të cilëve na u përshtat koha të vinim këtu.

Ne erdhëm dje dhe deri tani qendra na duket plot me turistë, por është vend turistik prandaj.

E zgjodhëm Shqipërinë sepse është vend i bukur, gjithashtu na është sugjeruar, por edhe sepse e gjetëm me okazion. Donim të provonim një vend të ri, është hera e parë që vijmë këtu.”

Për kreun e Shoqatës së Operatorëve Turistik në Sarandë Arben Çipa ky shtator ka një numër të lartë të pushuesish si asnjëherë më parë.

Sezoni i vjeshtës në fakt nuk duket si sezon vjeshte, është sezon vere akoma dhe këtë e them për faktin se shtatori vazhdon në pothuajse në të njëjtin ritëm me muajin gusht nëse jo 100% por në nivelin 80% padyshim po dhe kjo vertetohet në bulevardin e Sarandës dhe shërbimet që ofrohen. Eshte situatë shume e mirë, falë Zotit partneret tanë te cilët i kanë qendruar destinacionit tonë korrekt edhe këtë vit dhe turistëve që në mënyrë të pavarur kanë vendosur të vizitojnë zonën tonë. Është diçka unikale, diçka që nuk ka ndodhur më parë dhe uroj ashtu sikurse une shprehem të jenë të kënaqur të gjithë.

Në këtë periudhë Saranda preferohet më shumti nga spanjollët, italianët dhe skandinavët. Kjo tipologji pushuesish nxjerr jashtë loje apartamentet pasi janë të prirur, për tu akomoduar në hotelet e vijës së parë dhe të dytë.

Për sa i përket tipologjisë së turistëve vazhdojmë akoma me turistë italian të cilët dominojnë, turiste spanjoll në një përqindje të konsiderueshme dhe janë skandinavët, moshat e mesme dhe të tretat të cilat priten ashtu sikurse edhe po vijnë për të mbyllur të paktën muajin shtator, kjo e sigurt”.

Deri në fund të tetorit Saranda do të presë mijëra pushues të tjerë, që kanë prenontuar për muajt e vjeshtës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!