Pesë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”.
Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 drejtuesit e makinave dhe 3 pasagjerë.
Të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin e Sarandës dhe nuk paraqesin rrezik për jetën.
Ndërkohë, policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ABC News Albania 24/7