Sarandë, në manastirin e 40 shenjtorëve/ Monumenti që i dha emrin qytetit jugor të Shqipërisë

schedule20:49 - 26 Tetor, 2024

schedule 20:49 - 26 Tetor, 2024

Manastiri i 40 Shenjtorëve nga ka marrë edhe emrin qyteti i Sarandës, ndodhet mbi kodrën e fshatit Qafë Gjashtë, një pozitë e favorshme për kohët e antikitetit nga kishin fushëpamje të plotë të detit dhe portit.

Arkeologu Genci Kaci, një njohës shumë I mirë I historisë tregon përse manastiri kishte një rëndësi të veçantë strategjike për ushtrinë. Daton prej shekullit gjashtë dhe ka një strukturë drejtkëndore, me një ndërthurje të stilit romak dhe bizantin.

Për arkeologun Kaci, kjo lloj strukture tregon madhështinë dhe ndërtimin e një niveli të lartë. Legjenda e manastirit lidhet me 40 ushtarë të krishterë të cilët ishin vënë përballë dy alternativave, ose të ndërronin fenë ose të ndërronin jetë dhe të pranonin vdekjen në kushtet e një të të ftohti të tmerrshëm.

Manastiri i 40 Shenjtorëve u ndërtua si qendër e rëndësishme pelegrinazhi, për besimtarët kristianë kudo në vendin tone. Kisha ka qenë funksionale deri në shekullin e 19-të e falë përkujdesjes së një komuniteti murgjish, më pas bazilika u braktis.

Manastiri pësoi dëmtime në 3 kohë të ndryshme, fillimisht në vitin 1913 në luftën e parë botërore ku grekët e bombarduan dhe prishën vetëm pjesën e sipërme të tij.

Goditja e dytë dhe më shkatërruese erdhi gjatë luftës së dytë botërore, kur anglezet bombarduan që nga deti drejt e në kodër mbi manastir, nje garnizion gjermanësh të vendosur aty.

Më pas me regjimin komunist, gjithë hapësira territoriale e manastirit iu vu në funksion ushtrisë. Sot një atraktiv kulturor, ky monument që konsiderohet guri i themelit të emrit të qytetit i fton turistët vendas dhe të huaj në vizitë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!