Sarandë/ Mbytet aksidentalisht 4-vjeçari në liqenin e Mursisë

schedule14:34 - 16 Mars, 2023

schedule 14:34 - 16 Mars, 2023

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Sarandë. Një 4 vjeçar është mbytur aksidentalisht në liqenin e Mursisë. Policia njofton se i mituri ka qenë duke qëndruar me familjarët pranë liqenit. Ndërkohë po punohet për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Rreth orës 13:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Mursisë, Konispol, një shtetas i mitur 4 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, i cili ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij, në afërsi të liqenit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia./abcnews.al