Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sarandë/ Kremtohet mesha, mesazhe paqeje dhe shprese për Krishtlindje

schedule10:16 - 25 Dhjetor, 2025

schedule 10:16 - 25 Dhjetor, 2025

Me rastin e Krishtlindjeve, Mitropoliti Nathanail kremtoi meshën festive në kishën Shen Harallambi, në Sarandë, në praninë e besimtarëve ortodokse.

Gjate meshës, Mitropoliti përcjell mesazhe dashurie, paqeje dhe shprese, duke theksuar rëndësinë e besimit, te bashkimit dhe të ndihmës ndaj atyre qe kane me shume nevojë, sidomos në këtë periudhe të shenjtë.

Pas përfundimit të meshës, u shpërndanë dhurata për fëmijët e Shtëpia e Fëmijës Vangjel Pulla, duke sjellë gëzim dhe buzëqeshje për me të vegjlit.

Një gjest i thjeshtë, por plot kuptim, që përcolli mesazhin e solidaritetit, kujdesit dhe dashurisë që Krishtlindjet mbartin në thelb.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!