Sarandë/ Drejtuesi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me barrierat anësore, dërgohet në spitalin e Traumës

schedule10:01 - 14 Korrik, 2023

schedule 10:01 - 14 Korrik, 2023

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Borsh – Sarandë. 50-vjeçari Gazmend Caushaj, banues në Sarandë duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Pas mjekimit në spitalin e Sarandës, 50-vjeçari i cili raportohet se ka thyer dy këmbët është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, në ngarkim të shtetasit shtetasi , 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë orëve të para të datës 14.07.2023, ky shtetas, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Borsh-Sarandë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Pas mjekimit në spitalin e Sarandës, 50-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë./abcnews.al