Sarandë/ Dëmtohet nga helika e skafit, 28 vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

schedule11:16 - 18 Korrik, 2024

schedule 11:16 - 18 Korrik, 2024

Një 28 vjeçar nga Tirana është plagosur nga helika e skafit me të cilin lundronte. Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 14.23.

Pas telefonatës për ndihmë në Sallën Operative, ka qenë skafi i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, që ka gjetur të dëmtuarin në afërsi të Kepit të Qefalit dhe e ka imbarkuar.

Pasi është sjellë me urgjencë në Portin e Sarandës, ai është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mjetin lundrues ai e kishte marrë me qira në afërsi të plazhit të Lukovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!