Sarandë/Banorët shpërthejnë portën për në Kakome

schedule14:48 - 12 Gusht, 2018

schedule 14:48 - 12 Gusht, 2018

Një protestë e banorëve të Nivicës gati sa nuk përfundoi në përplasje me policinë. Ata shpërthyen portën që deri më sot i privonte të shkonin në plazhin e Kakomesë. Ndërhyrja e forcave të rendit ka bërë të mundur pengimin e tyre drejt plazhit.

Por megjithatë, portën ata e rrëzuan dhe disa nga banorët vazhduan rrugën drejt plazhit. Ata e konsiderojnë Kakomenë pronë të stërgjyshërve të tyre, ndërkohë që zona është e rrethuar sepse një kompani private do të ndertojë një resort./abcnews.al