Saranda në “zonën e gjelbër”, hapen dyqanet e rrobave dhe shtohen lëvizjet në qytet

schedule09:26 - 27 Prill, 2020

schedule 09:26 - 27 Prill, 2020

Pas hapjes së bizneseve dhe fillimit të funksionimit të shumë aktiviteteve, Saranda duket sot si në një ditë normale. Qyteti nuk ka asnjë të konfirmuar e Covid-19, dhe është pjesë e “zonave të gjelbra”, ku janë marrë disa masa lehtësuese.

Gazetarja Slivi Sulaj raporton për Abc News se pensionistët janë ata që i ka gëzuar më shumë kjo liri. Pas përfundimit të orarit në orën 08:30 ata janë rikthyer serish në banesat e tyre.

Ndërkohë, sot janë hapur edhe dyqanet e veshjeve, ndërsa një pjesë e tyre kanë vendosur likuidim total të mallit, për shkak se veshjet e mbetura që nga mbyllja e tyre nuk janë të stinës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!