Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Sarajevo Safari’/ Gazetari italian për “War Report”: Paguanin 300 mijë euro serbët, merrnin armët dhe vrisnin boshnjakët

schedule21:26 - 24 Nëntor, 2025

schedule 21:26 - 24 Nëntor, 2025

Dokumentari “Sarajevo Safari” ka rikthyer në qendër të vëmendjes një nga episodet më tronditëse e ende pak të njohura të luftës në Bosnje: “turistët e vdekjes”.

Në një intervistë për “War Report”, gazetari italian Ezio Gavazzeni zbulon se gjatë rrethimit të Sarajevës, shtetas nga vende të ndryshme perëndimore, mes tyre italianë, amerikanë e sipërmarrës europianë paguanin shuma marramendëse, të aktualizuara sot në 200 deri 300 mijë euro për një fundjavë, për të marrë armë nga pozicionet serbe dhe për të qëlluar mbi civilët boshnjakë. S

ipas Gavazzenit, këta individë nuk ishin pjesë e ushtrisë, por turistë të kamur që udhëtonin posaçërisht për këtë “ekskursion makabër”, ndërsa dëshmi të veçanta tregojnë se edhe shtetas rusë kanë përdorur kanale të tjera për të marrë pjesë në vrasjen e civilëve.

Ka patur të përfshirë edhe amerikanë, ndërkohë që mediat ndërkombëtare kanë raportuar për italianë dhe rusë? A janë të vërteta shifrat që po fliten, se janë paguar nga 80 mijë deri në 100 mijë euro, për të marrë snajperat dhe për të qëlluar civilë të pafajshëm. Dhe kur flisni për kombësi të tjera, cilat janë?

Ezio Gavazzeni: Duhet të sqarojmë diçka, këto nuk ishin njerëz që rrinin përkrah ushtrisë, ishin pikërisht turistë  që shkonin në kodrinat e Sarajevës dhe qëllonin mbi civilët duke paguar shifra. Shifra që ju thatë është e gabuar sepse, le të themi që një prej tyre paguante 200 deri 300 mijë euro për një fundjavë dhe shifra është e aktualizuar me shifrën e sotme në ato vite duke bërë këmbimin dhe duke analizuar shifrën flasim për 200 deri 300 mijë euro me vlerën e sotme për një fundjave, sepse transfertat zgjatnin një fundjavë nga e premtja në darkë deri të dielën në darkë për të shkuar aty dhe për të qëlluar mbi civilët, por kjo nuk kishte të bënte më faktin që ata luftonin përkrah ushtrisë në luftë. Ishin aty po nuk bënin pjesë në ushtri ishin njerëz, sipërmarrës normal profesionistë që vinin nga e gjithë Europa. Natyrisht që kërkimi im u përqëndrua mbi të gjithë italianët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!