Lizandër Saraçi, aktivist i Vetëvendosjes ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Provokacija” me gazetarin Mustafa Nano ku zhvilloi një bisedë për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Sipas tij shembja e Teatrit Kombëtar ishte gabim dhe se sjellja e policisë ishte e padenjë ndërsa u shpreh se në Paris ruajnë si “sytë e ballit” edhe kafenetë ku janë ulur personazhe që kanë bërë histori në vend.
“Nëse do shihnim videon e plotë të asaj që ka ndodhur në shesh, ku shiheshin disa të rinj të ulur në bulevard paqësisht. Punonjës të policisë i kanë dhunuar madje edhe femrat.
Mua më dhembi shumë shembja e teatrit, madje edhe im bir filloi duke më kërkuar llogari për shembjen.
Po të shkoni në Paris, do shihni edhe kafe, ku ulej një shkrimtar apo një personazh, i ruajnë si sytë e ballit.
Parisi ka shumë salla, ka shumë herë më tepër salla që shumica e njerëzve nuk i njohin por ato nuk i prek njeri sepse ato mbartin një histori. Njerëzit kanë një memorie për këto vende ndërkohë që ne në mes të Tiranës shembim një monument kulture si Teatri”, tha Saraçi./abcnews.al