Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë një ndër çiftet më në trend të momentit. Ata pëlqehen shumë nga publiku dhe kanë krijuar tashmë shumë fansa. Kjo “ka detyruar” blogeren të jap shumë intervista kohët e fundit, duke zbuluar shumë të reja nga marrëdhënia e tyre në çift.
E pyetur në “Prive”, se cilat janë tri tiparet më të mira të Ledrit, Sara është përgjigjur pa komplekse.
“Ai është shumë punëtor, punon pa fund. Nuk është ziliqar, mundohet gjithmonë të ngrejë e të marrë e dikë tjetër me vete. Nuk punon vetëm për vete…E treta, a quhet që ai është një baba kaq shumë i mirë?”, u shpreh ajo.
Kujtojmë që çifti janë prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Poem Blu. Kjo e fundit është tashmë një nga bebushat më të ndjekur në Instagram./abcnews.al