Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bekuan me ardhjen në jetë të vajzës së tyre me 14 Dhjetor. Ditën e sotme, Ledri publikoi portretin e ëmbël të së voglës së tij, ndërsa zbuloi dhe emrin e veçantë që kanë zgjedhur për të. “Poem Blu”, shkroi Ledri krahas fotos duke konfirmuar emrin e vogëlushes.
Ndërkohë, dhe Sara ka reaguar pas tij e cila ka publikuar dy imazhe në Instagram, momente para dhe pas ardhjes së Poem Blu në jetë. Ledri dhe Sara i kanë kaluar orët para se ajo të lindte bashkë në maternitet, duke e përjetuar me njëri-tjetrin momentin më të bukur të jetës.
Krahas fotove, Sara e cilësoi këtë si sfidën më të vështirë, për të marrë më pas dhuratën më të bukur të jetës. “Ne kaluam nëpër sfidën më të vështirë për të marrë dhuratën më të mrekullueshme që dikush mund të ketë në jetë. Poem Blu Vula. 14.12.2020””, ka shkruar Sara. /abcnews.al