Sara Hoxha dhe Ledri Vula marrin gjithmonë vëmendjen e mediave, sidomos tashmë që ata pritet të bëhen prindër për herë të parë. Megjithëse, ata kanë folur shpeshherë për jetën e tyre, pak dimë mbi fëmijërinë që kanë kaluar. Ka qenë Sara ajo që ka zbuluar një imazh të Ledrit kur ka qenë i vogël.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, një ndjekës e ka pyetur nëse flokët në të vërtetë i ka kaçurrela. “A i ka flokët real dredha apo i ka bërë vetë”, ka shkruar ndjekësit. Sara i është përgjigjur me një foto kur reperi shfaqet në një moshë fare të vogël, ku shkruan: “Kaçurrels i lindur”.
Ledri ka treguar shpeshherë se e pret me padurim momentin kur do të mundet të mbajë në krahë frytin e dashurisë me Sarën. Madje, ai ka publikuar dhe një këngë dedikuar së voglës që pritet të vijë në jetë. “Si baba” përcjell ndjesitë që reperi ka përjetuar, që kur mori vesh se do të bëhet baba. /abcnews.al