Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një ndër çiftet më të komentuara të showbizzit shqiptar. Dyshja është përfolur kohët e fundit se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, por kanë preferuar të mos komentojnë asgjë deri më tani Megjithëse, disa foto që Sara ka publikuar në rrjete sociale kanë shtuar dyshimet se ndodhet në pritje të ëmbël.
Së fundmi, Sara ka publikuar një foto në Instagram, dhe si gjithmonë është kujdesur që të mos i duket barku. Mes komentesh të shumta, ajo që ka marrë vëmendjen e të gjithëve është padyshim ai që ka bërë partneri i saj. “O sheqer”, ka qenë komenti i Ledrit krahas fotos.
Kujtojmë që pak kohë më parë, Ledri në një intervistë televizive rrëfeu se si është njohur me Sarën. Ai tregoi se e ka njohur partneren e tij, në një prej prapaskenave, pasi disa shoqe të saj që e kishin qejf kishin shkuar ta takonin.
“Së pari më kanë pëlqyer sytë i ka shumë të bukur, karakteri dhe çfarë njeriu është. Nganjëherë me disa njerëz thjesht click, bëhesh shok edhe të ec. Gjërat e pasforcuara nganjëherë zgjasin më shumë. Historia si jam njohur me Sarën ka qenë kur erdhi me një koncert, në backstage dhe prej shoqeve të veta e kam pëlqyer.
Se ka ditur kush jam, ka dëgjuar për Ledrin, këngët i ka dëgjuar por si fytyrë nuk më ka njohur. Pastaj më ka bërë tag në foto dhe kemi nisur me fol, dhe ka kaluar një kohë e gjatë derisa jemi takuar.”, tha Ledri.