Sara Hoxha zbulon reagimin epik të gjyshërve të Ledrit kur morën vesh se është shtatzënë

schedule07:47 - 30 Nëntor, 2020

schedule 07:47 - 30 Nëntor, 2020

Sara Hoxha dhe Ledri Vula pritet të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Ndërsa po shijon ditët e fundit të shtatzanisë, Sara në një bashkëbisedim me fansat në Instagram ka zbuluar disa detaje rreth kësaj periudhe të ëmbël.

Ajo ka treguar me fotografi momentin kur i ka bërë me dije Ledrit se është shtatzënë. Ndërkohë, gjithashtu ka zbuluar dhe reagimin epik të gjyshërve të partnerit të saj, kur kanë marrë vesh lajmin.

“Si ishte reagimi i gjyshërve të Ledrit kur e kuptuan se do të bëhn stërgjyshër?”, ka qenë pyetja e njërit prej ndjekësve. “Keni parë më cute se kaq? Thyerje pjatash”, ka shkruar Sara krahas videos që ka publikuar. /abcnews.al