Pak ditë më parë, Ledri Vula dhe Sara Hoxha konfirmuan se do të bëhen prindër për herë të parë. Pas disa muajsh spekulimesh, çifti i njohur pranoi se janë në pritje të një vajze. Ishte Ledri ai që ndau këtë moment të veçantë me ndjekësit në Instagram, teksa shkruante se mezi po pret momentin e ardhjes në jetë të vogëlushes.
Së fundmi, Sara ka publikuar një foto ku duket me barkun e rrumbullakosur, krahas së cilës shkruan se pritja e ëmbël “është shumë emocionuese”. Të shumtë kanë qenë miqtë dhe ndjekësit që e kanë uruar Sarën, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte dhe komenti i bërë nga e ëma e Ledrit: “Zemra e ninit dhe zemra e madhes”.
Kujtojmë se Sara dhe Ledri janë përfolur prej kohësh për historinë e tyre të dashurisë, por vetëm para disa muajsh ata pranuan se janë bashkë. Ishte Ledri ai i cili përmes një fotoje të publikuar në Instagram, ku dukej i përqafuar me Sarën konfirmoi thashethemet që qarkullonin prej kohësh. /abcnews.al/