Ditën e sotme, diva e muzikës shqiptare, Elvana Gjata feston ditëlindjen. Ajo ka marrë shumë urime, por ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë nga Sara Hoxha.
Kjo e fundit ka publikuar në Instastory një foto të Elvanës gjatë një koncerti, duke treguar të gjithë konsideratën që ka për të.
“Gëzuar ditëlindjen më të mirës së të gjitha kohërave. Askush nuk është si ti”, ka shkruar Sara krah fotos të Elvanës.
Gjata feston sot 35 vjetorin e lindjes dhe ka mbi supe një karrierë 20 vjeçare në tregun muzikor shqiptar. Ajo numëron me dhjetëra hite, të cilat dëgjohen nga çdo brezë./abcnews.al