Sara Hoxha i hyn biznesit, zbulon detaje rreth sipërmarrjes

schedule21:25 - 7 Shtator, 2021

schedule 21:25 - 7 Shtator, 2021

Sara Hoxha është tashmë një nga blogeret më të suksesshme në trojet shqiptare. Fillimisht, ajo u bë e njohur si vajza që i ka rrëmbyer zemrën reperit të njohur, Ledri Vulës. Mirëpo, me kalimin e kohës, Sara fitoi shumë fansa në Instagram dhe të gjithë po prisnin një angazhim të saj.

Nga sipërmarrja e re, bukuroshja ka zbuluar detaje për herë të parë sot.

Sara ka treguar në Instagram se do bashkëpunojë me “SKosmetics”, linjën e blogeres Sara Karaj që prodhohet në Gjermani.

Ndonëse nuk ka dashur të tregojë ende se në çfarë produkte kozmetike janë angazhuar konkretisht, puna ka nisur që disa muaj.

“Kemi filluar punën që në maj në fakt për një gjë shumë të ngrohtë dhe që për mua është “must have” [diçka që duhet patur medoemos]. Do të zbuloni më shumë në muajt në vazhdim por finalja është në muajin tim të preferuar”, ka deklaruar Sara Hoxha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!