E dashura e Ledri Vulës, Sara Hoxha është kthyer në një nga personazhet më të komentuar të momentit.
Ditën e djeshme, ajo publikoi një foto shumë të veçantë dhe origjinale në Instastory, ku tregoi strijat në pjesën anësore të kofshëve.
Ndër të tjera, Sara theksoi se strijat nuk i janë krijuar nga shtatzënia, por janë pasojë e luhatjeve të mëdha të peshës në adoleshencë. Bukuroshja nuk i ka aspak problem madje i ka këshilluar të gjithë të ndihen mirë në lëkurën e tyre, siç ndihet dhe ajo.
“E para: Këto quhen strija dhe jo celulit!
E dyta: Nuk më janë bërë gjatë shtatëzënisë, por janë pasojat e lëkundjeve të mëdha të peshës gjatë adoleshencës.
E treta: Janë shumë të rralla femrat që nuk kanë strija. Kështu, më mirë mësoni t’i doni ato dhe të ndiheni mirë me lëkurën tuaj. Kjo stigmë duhet të thyhet”, ka shkruar Sara./abcnews.al