Sara Hoxha feston ditëlindjen, Ledri Vula e uron me fjalët më të ngrohta

schedule08:17 - 19 Qershor, 2021

schedule 08:17 - 19 Qershor, 2021

Sot është një ditë e veçantë në familjen Vula, pasi partnerja e Ledrit feston përvjetorin e lindjes. Sara Hoxha ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe të afërm në mesnatë, ku nuk kanë munguar as disa fjalë të ngrohta nga reperi.

Ledri ka publikuar një video nga momenti që kanë zbuluar se do të bëheshin me një vajzë ndërsa ka shkruar: “Ditëlindja jote e parë të tre. Gëzuar ditëlindjen cul.”, ka shkruar Ledri shoqëruar me një emoji zemre.

Ndërkaq, dhe e ëma e Ledrit ka bërë një dedikim emocionues për nusen e saj. “Pashule, drita e Poit. Paç jetë të gjatë, t’i qëndrosh afër në çdo gëzim dhe hidhërim vajzës tënde/ mbesës time. Urime ditëlindja.”, ka shkruar Xheraldina.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!