Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizzit shqiptar. Mbrëmjen e djeshme Ledri publikoi një foto ku shfaqej krah partneres, ndërsa shkruante: “S’po ma nin që nuk po të pëlqen si ke dalë“.
Por, nuk mungoi as komenti i Sarës, e cila e paralajmëroi se do t’ja kthejë me të njëjtën monedhë. “Mbaje mend po nuk ta ktheva“, ia ktheu ajo. Ndërkohë ditën e sotme, Sara ka publikuar një foto të ëmbël, ku shihen së bashku në krahët e njëri-tjetrit.
Që kur konfirmuan se do të bëhen prindër për herë të parë, Sara ka qenë shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ka postuar foto me barkun e rrumbullakosur. Pavarësisht se prej shumë kohësh qarkulluan thashethemet se dyshja po shijojnë një romancë dashurie, vetëm pak muaj më parë ata vendosën ta bëjnë publike lidhjen e tyre. /abcnews.al/