Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Çifti është shumë aktiv në rrjete sociale, ku nuk nguron të ndajë me ndjekësit momente romantike krah njëri-tjetrit.
Së fundmi, ka qenë Sara e cila ka publikuar një foto nga plazhi ku shfaqet krah Ledrit, dhe ku duken më të dashuruar se kurrë. Ndërkohë, nuk kanë munguar as komentet e shumta të miqve dhe fansave, të cilët kanë shprehur mbështetjen që kanë për to.
Kujtojmë që çifti pranoi lidhjen vetëm pak kohë më parë, ndërkohë që së fundmi ata konfirmuan thashethemet që qarkullonin prej kohësh se do të bëhn prindër për herë të parë. Ishte Ledri, i cili bëri me dije lajmin përmes një videoje të ëmbël që publikoi në rrjete sociale, duke zbuluar gjithashtu se po presin një vajzë.
Ndërkohë, përsa i përket muzikës Ledri erdhi këtë verë me një bashkëpunim me Capital T. “DMP” ishte kënga që i solli artistët fuqishëm këtë verë, e cila numëron më shumë se 11 milion klikime në Youtube. /abcnews.al/