Sapo po kthehej nga protesta, humb jetën naftëtari i Ballshit

22:00 | 23/02/202022:000

Deputeti i Partisë demokratike Luan Baçi përmes një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar vdekjen e një prej protestuesve të rafinerisë së naftës në ballsh.

Baçi shkruan se Artan Voshtina, 50 vjeç, teknolog dhe specialist prej shumë vitesh në uzinën e balshit, menjëherë pasi është kthyer nga protesta, ka humbur jetën nga një arrest kardiak.

Voshtina ishte baba i dy fëmijëve dhe prej 4 muajsh ishte i papunë ndërsa kishte qenë i detyruar të punonte në një pikë karburanti.

Statusi i plotë:

“Sapo mesova, per nje lajme te trishte. Ndahet nga jeta, nje nga protestuesit, e rafineris, naftetari Artan Voshtina, banues ne Fier. Artani la pas bashkshorten dhe dy femijet e tij i la ne nje kohe, qe ata kane shume nevoj per Artanin. Sot, pasi u kthye nga protesta, i trishtuar, i merzitur i stresuar, zemra e tij nuk duroi me.

Teknolog specialiste prej shume vitesh, ne uzine, i pa paguar dhe i keq trajtuar si shume kolege te tij te punes. I perkushtuar per punen ,shoqerine dhe familjen e tij. Ky shtet, kjo qeverri e korruptuar, keta bandite dhe hajdut, kontribuan, shume forte, per fatin e tij te ,trishte.

Ngushullime te sinqerta dhe te ndjera familjes. Ngushullime , edhe ju kolege, te punes, te Artanit protestues dhe greviste te urise. Mos e harroni Artan Voshtinen, protestoni edhe per Artanin, protestoni pa u ndaluar per familjen dhe femijet e tij. Ata kane shume nevoj sot, per ndihmen e te gjitheve”, shkruan Baçi./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono