Sapo kishte kaluar Covid-in, 42-vjeçari në Pogradec i jep fund jetës

schedule13:50 - 8 Tetor, 2021

schedule 13:50 - 8 Tetor, 2021

Një 42-vjeçar nga fshati Dunicë në Pogradec i ka dhënë fund jetës pak pasi kishte kaluar koronavirusin.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e së premtes kur Kledjan Çollaku është gjetur i vetëvarur. Pasi ka kaluar sëmundjen, 42-vjeçari është përballur me një situatë të rënduar psikologjike.

Këtë e konfirmojnë familjarët të cilët thonë se u kishte thënë se do të vdiste nga ajo që kaloi si pasojë e sëmundjes. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!