“Sanksiononi rusët,” Zelensky-Italisë: Mos u ktheni në vendpushim për vrasësit

schedule15:16 - 22 Mars, 2022

schedule 15:16 - 22 Mars, 2022

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbajtur ditën e sotme, në mënyrë virtuale, një fjalim para parlamentit italian. Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera lideri ukrainas bëri thirrje që Italia të ngrijë të gjitha asetet e elitës ruse dhe të vendosë një embargo të plotë tregtare, përfshirë naftën, shkruan BBC

“Ju e dini shumë mirë se kush urdhëron trupat të shkojnë në luftë dhe kush po bën propagandë për këtë. Pothuajse të gjithë po përdorin Italinë si një vend pushimi. Mos u bëni strehë për vrasësit,” u kërkoi ai deputetëve.

“Bllokoni  të gjitha pronat, llogaritë dhe jahtet, të gjitha pasuritë e atyre që kanë ndikim te kjo luftë. Mbështetni sanksionet kundër Rusisë, dhe vendosni një embargo të plotë tregtare, duke filluar nga nafta.”

Ai gjithashtu kërkoi nga Italia që të ndalojë anijet ruse të hyjnë në portet italiane dhe të sanksionojë të gjitha bankat ruse.

Kjo luftë duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të riktheher paqja. Largoni trupat pushtues nga Ukraina. Ne duhet të rindërtojmë Ukrainën. Së bashku me ju, së bashku me Italinë. Së bashku me Europën. Së bashku në Bashkimin Europian”, tha presidenti ukrainas.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!