‘Sanksionet, temë e paprekur nga Kurti’/ Rafuna: Kanë sjellë ndikim negativ në ekonomi, Investimet në Serbi më të larta se në Kosovë

schedule17:43 - 7 Shkurt, 2025

schedule 17:43 - 7 Shkurt, 2025

Sanksionet ndaj Kosovës, kreu i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna i komentoi si të dëmshme sepse sektori privat e ka ndjerë në mbi 300 projekte që kanë mbetur pezull.

Sipas tij, masat sanksionuese kanë ardhur nga mospërparimi në dialogun me Serbinë dhe se nuk duhet të krahasohemi me Serbinë pasi atje ka pasur investime të huaja.

“Kurti asnjëherë nuk e ka prekur çështjen e sanksioneve, ndërsa ne e kemi ndjerë në aspekt material sepse kanë qenë 300 projeket që kanë mbetur pezull. Kosova nuk ka mundur të përfitojë nga granti i digjitalizmit.

Masat sanksionuese kanë ardhur nga mospërparimi në dialog me Serbinë, ne duhet të shohim Kosovën dhe jo Serbinë sepse atje ka pasur më shumë investime të huaja, ne si një shtet i ri duhet të kishim më shumë investime për të mbuluar defiçitin mes eksporteve dhe importeve, ne kemi mbuluar vetëm 30 % ndërsa importi ka arritur në 6 miliardë.

Kushdo parti që do jetë në pushtet, ne i kemi parë programet e partive opozitare, kërkesa e sektorit privat në Odën Ekonomike të Kosovës me 17 000 anëtarë është të zgjidhen njerëz vendimarrës, me integritet mirëpo kur të implementohet ose nuk janë kompentet ose nuk janë vendimarës, dhe ne si sektor privat po vuajmë.”, tha Rafuna pë ‘Balkan Update’.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!