Presidenti amerikan Donald Tramp paralajmëroi se vendet të cilat do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Iranin, nuk do të mund të bëjnë një gjë të tillë më Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mbi çështjen për sanksionet e reja kundër Iranit, Britania e Madhe largohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke thënë se do të vazhdojë të respektojë marrëveshjen për programin bërthamor të Teheranit. Zëvendës ministri i jashtëm britanik Alister Bërt u shpreh se Londra nuk do të ndjekë Uashingtonin në rrugën e sanksioneve, kjo pasi konsideron marrëveshjen për programin bërthamor një pjesë të rëndësishme të sigurisë në rajon dhe në botë.
Madje Londra këmbëngul se sanksionet e reja të administratës Tramp janë të paarsyetuara, sepse Irani po e respekton këtë marrëveshje.
Nga ana e tij kreu i Shtëpisë së Bardhë, Tramp ka reaguar menjëherë duke thënë se vendet që bashkëpunojnë me Teheranin nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tramp theksoi se sanksionet kanë hyrë në fuqi, dhe janë më të ashprat që janë vendosur ndonjëherë, ndërsa në muajin nëntor do të arrijnë në një nivel tjetër. Me anë të një mesazhi në profilin e tij Tuiter Tramp shprehet se do vetëm paqen në botë asgjë më pak.
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani reagoi ashpër pas vendimit të administratës Tramp për sanksione të reja ndaj Republikës Islamike.
Ai e cilësoi këtë masë si “luftë psikologjike”, e cila synon “të krijojë përçarje mes iranianëve”.
Bashkimi Evropian është deklaruar kundër këtyre masave, duke premtuar se do të mbrojë kompanitë që bëjnë “biznes të ligjshëm”. /abcnews.al