Sanksione nësë nuk zbatohet marrëveshja, Serbia e Kosova humbin financimet dhe pengohet integrimi

schedule16:40 - 19 Mars, 2023

schedule 16:40 - 19 Mars, 2023

Menjëherë pas bisedimeve maratone mes kryeministrit të kosovës, albin kurti dhe presidentit serb aleksander vucic në ohër të maqedonisë së veriut, bashkimi evropian ka publikuar aneksin e zbatimit për të cilën të dyja palët u pajtuan.

Në atë thuhet se të gjitha pijkat e aneksit duhen të respektohen plotësisht nga të dyja palët pa asnjë kundërshtim.

Mandje një nder pikat kryesore të marrëveshjes thuhet se cdo mosrespektim i detyrimeve do të ketë pasoja të drejtpërdrejta.

ANEKSI I MARRËVESHJES EVROPIANE

“Kosova dhe Serbia pranojnë se mosrespektimi i obligimeve të tyre nga Marrëveshja, Aneksi ose Marrëveshjet e Dialogut të kaluar, mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta negative për proceset e tyre përkatëse të anëtarësimit në BE dhe për ndihmën financiare që marrin nga BE-ja.

Zyrtarët e bashkimit evropian kanë sqaruar se asnjë nga palët nuk do të përfitojnë nga paketa financiare, pa plotësuar të gjitha pikat e dakordësuara.

ANEKSI I MARRËVESHJES EVROPIANE

 “Për të zbatuar Nenin 9, BE-ja do të organizojë një konferencë donatorësh brenda 150 ditësh, për të krijuar një paketë investimesh dhe ndihme financiare për Kosovën dhe Serbinë. Asnjë shpërndarje nuk do të ndodhë përpara se BE-ja të përcaktojë se të gjitha dispozitat e Marrëveshjes janë zbatuar plotësisht.”

Vëmendje të veçantë i jepet nanit 7, krijimit të asociacionit.

ANEKSI I MARRËVESHJES EVROPIANE

“Për të zbatuar Nenin 7, Kosova nis menjëherë negociatat në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për përcaktimin e aranzhimeve dhe garancive specifike, që sigurojnë një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse të dialogut, siç përcaktohet nga ndërmjetësuesi i BE-së.”

Çështja e të pagjeturve nga konflikti i ’99 po ashtu është cilësuar si një ndër cështjet kryseore që duhet të trajtohet me urgjencë.

ANEKSI I MARRËVESHJES EVROPIANE

“Palët pajtohen për të miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, si çështje urgjente.”

Palët e kanë parasysh se Marrëveshja dhe Aneksi i zbatimit bëhen pjesë integrale e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!