Një sanitare në maternitetin e Vlorës ka rezultuar pozitive me koronavirus. Ajo është mes 7 rasteve të raportuara ditën e sotme nga ISHP.
Pas daljes së përgjigjes së testit të saj, i janë marrë tamponët djalit të saj që punon infermier në urgjencën e Poliklinikës dhe motrës së të infektuarës.
LEXO EDHE: COVID-19/ Rritet numri i pacientëve që kërkojnë shërbim, ç’po ndodh tek “Infektivi”
Materniteti po mbahet nën mbikëqyrje nën masa të shumta sigurie, ndërsa hyrja në institucion po bëhet nën masa mjaft të rrepta./abcnews.al