Sanitare, edukatore, avokatë, postë e studentë! Covid përhapet frikshëm në Vlorë

schedule17:14 - 20 Tetor, 2020

schedule 17:14 - 20 Tetor, 2020

Në Vlorë sot u konfirmuan 26 raste të reja me koronavirus, teksa infeksioni është përhapur me shpejtësi në disa institucione. Nga tamponët që janë bërë kanë rezultuar të infektuar në kopshte, spital, zyrë avokatie, postë, biznese, por edhe studentë e biznese, raporton gazetari i Abc News në Vlorë Elton Nika.

Rastet sot në Vlorë
4 sanitare dhe edukatore në kopsht
1 infermiere
1 laborante privat
1 zyrë avokatie
1 posta
7 pensionistë
6 biznese private
4 studentë

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 301 raste me koronavirus, 4 viktima dhe 58 të shëruar. Në krahasim me ditën e djeshme, sot janë bërë më pak testime, 1407, teksa dje ishin 1413, ndërsa janë shënuar më shumë raste, si asnjëherë tjetër më parë 301 brenda 24 orëve. db/Abcnews.al