Sandinavi, regjistrohen temperatura të larta

schedule15:47 - 21 Korrik, 2018

schedule 15:47 - 21 Korrik, 2018

Një i nxehtë rekord në Skandinavi, ku temperaturat e regjistruara janë mbi 30 gradë prej disa ditësh. Norvegjia, Suedia dhe Finlanda janë prekur nga një valë e jashtëzakonshme të nxehti. Apel komunitetit europian për ndihmë për të shuar 80 vatrat e zjarrit aktive.

Për herë të dytë brenda këtij viti e gjithë Skandinavia është prekur nga një valë jo normale të nxehti, me temperatura që shkojnë deri në 15 gradë mbi normalen. Kjo vjen si pasojë e rrymave të nxehta nga Afrika veriore.

Ka disa ditë që temperature maksimale shënon mbi 30 gradë, por në vende si qarku polar artik në Kevo, Finlandë dhe në Norvegjinë e sipërme janë shënuar temperatura deri në 17 gradë. Në Stokholm ku temperatura maksimale gjithnjë ka qenë deri në 22 gradë, tashmë është regjistruar një rekord prej 34 gradësh. Një fenomen i tillë është regjistruar në 9 Korrik të 85 viteve më parë, por ka zgjatur vetëm një ditë, ndërsa aktualisht po flitet për një javë të tërë me temperatura maksimale.

Për faktin se banorët në Skandinavi nuk janë mësuar me këto temperatura,  në vend është shënuar një numër i lartë viktimash, sidomos mes të moshuarve si pasojë e të nxehtit. Ndërkohë autoritetet në vend bëjnë të ditur se janë rreth 80 vatra zjarri aktive në vend dhe për këtë i është kërkuar ndihmë komunitetit europian. Sipas parashikimeve metereologjike, temperaturat e larta do e shoqërojnë vendin deri në javën e ardhshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!