Sandër Lleshi kushtëzon vartësit e tij: S’ka kafe pa lejen e eprorit

schedule17:24 - 7 Nëntor, 2018

schedule 17:24 - 7 Nëntor, 2018

Zv.ministri i Brendshëm gjeneral Sandër Lleshi, i cili u komandua nga qeveria Rama në krye të ministrisë së Brendshme, ka nxjerrë një urdhër të ri që ndalon frekuentimin e kafeneve përgjatë orarit të punës për të gjithë punonjësit e Ministrisë që ai drejton.

Por, ky urdhër do të thyhet vetëm me leje të eprorit dhe në raste festatash kur punonjësit mund të jenë me orar të reduktuar.

Javën e kaluar Presidenti Meta refuzoi t’a dekretojë Lleshin, duke kthyer ministrinë e Brendshme në pesë zvministra dhe pasi asnjë titullar zyratare të ministrisë së brendshme. Kjo është hera e parë që një ndër  ministritë më të rëndësishme në qeverinë Rama të drejtohet pa një titullar të dekretuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!