Sandër Lleshaj për sigurinë rrugore: Do bëjmë “testin e idiotëve”, element sigurie dhe për targat

schedule11:15 - 17 Janar, 2020

schedule 11:15 - 17 Janar, 2020

Duke marrë shkas edhe nga aksidentet e rritura gjatë kohëve të fundit në vend, ministri i brendshëm Sander Lleshaj, gjatë një fjale të mbajtur për prezantimin e një paketë masash në një takim për sigurinë rrugore, tha se deri në fund të muajit shkurt, do të ketë një listë të masave që do të merren, për të gjithë përdoruesit e automjeteve që ecin me shpejtësi.

Lleshaj tha se aksidentet janë burimi më i madh i  humbjes së jetëve. Ai deklaroi se më shumë jetë njerëzish, kanë humbur për shkak të aksidenteve, se sa nga krimi.

Sipas grafikut shihet që gjatë vitit 2019, numrin më të madh të aksidenteve e ka Tirana, pasuar nga Durrësi e më pas Fieri.

“Do të bëjmë shtim të masave të akteve ligjore për kufizimin e celularit gjatë përdorimit të mjetit, alkooli po ashtu. Ende ka një sjellje të lartë të papranueshme, gara e shpejtësi. Kur udhëtohet me fëmijë, duhet e njëjta mbrojtje si në BE, me karrige të posaçme.

Sjelljet agresive që bien në sy në rrugë, presioni ndaj atyre që ecin normalisht, ky presion që i shkon tjetrin ngjitur, që e detyron tjetrin të largohet, ose të eci shpejtë, kjo do të rregullohet.

Kërkohet një program i gjerë masash. Teste të vazhdueshme psikologjike, në raste e drejtuesve që nuk sillen normal. Do bëjmë “testin e idioteve” që quhet në vendet e tjera, si dhe trajnimin e vlerës së lejes së drejtimit.

Përdorimi i teknologjisë moderne në përmirësim, sensor dhe pajisje të tjera. Do të kursej burimet e policisë. Targat inteligjente do të vijojmë me to”, deklaroi Ministri i Brendshëm.

Më tej ministri Lleshaj u shpreh se në shumë raste autoshkollat janë të papërgjegjshme pasi ato duhet të nxjerrin nxënës të aftë për drejtimin e mjetit, për këtë Lleshaj tha se do të kërkonte akreditimin e autoshkollave që certifikojnë drejtuesit e mjeteve.

“Një aspekt tjetër është kërkimi i masave për të rritur përgjegjësinë e autoshkollave. Nuk është vetëm thashethem por në shumë raste autoshkollat nuk plotësojnë detyrat për shofer të aftë. Kanë një armë të madhe që e merr me vete kur përdoret keq. Do gjejmë mënyra për këto autoshkolla për nxënësit që nxjerrin. Do të kërkojmë akreditim. Bashkëpunim me agjencitë shtetërore, psh mes dy ministrive.

Duhet të ndërtojmë instrumente të përshtashme për trafikun rrugor ti monitorojmë të koordinojmë. Pushteti vendor të futet më mirë në këtë punë. Semafori është vetëm në Tiranë, në Shqipëri nuk ka semafore përveç në Tiranë. Ka ardhur koha të investojmë në këtë fushë. Të shtohen në kryqëzime semaforët.

Në fund të muajit shkurt do të kemi një tryezë tjetër në vijimësi të kësaj”, tha Lleshaj.

Po ashtu Lleshaj u shpreh edhe për vrasjet mafioze, që sipas tij në shumicën e tyre, kanë ndodhur si rezultat të përdorimit të makinave të vjedhura, kur janë kryr krimet.

“Kufizimi i elementeve të krimit në rrugë. Vrasjet mafioze ndodhin me mjete të vjedhura më së shumti. Do ta kufizojmë këtë, me targat e reja që të mos bëhet në dy mjete. Ta kufizojmë hapsirën për të përdorur makinat si armë.

Mjetet e blinduara. Janë në përdorim masiv të krimineleve. Anëtarë grupesh kriminale dhe kjo nuk do të tolerohet.  Nuk e lemë policinë në këtë situatë, policiaka shumë  pak automjete të tilla“, tha ministri./abcnews.al