Jadon Sancho është kryefjalja e merkatos së janarit. Ylli i Borussia Dortmund ka pasur një përplasje me drejtuesit e klubit gjerman dhe me shumë gjasa, do të transferohet te një skuadër e re në muajin janar.
Dortmund kërkon 120 milionë euro për shërbimet e tij, por me dëshirën e lojtarit për t’u larguar, kjo shumë pritet të ulet deri në 100 milionë.
Kjo shumë, përballohet nga skuadra e Liverpool, që siç raportojnë mediet gjermane, është dhe ekipi favorit për firmën e Sancho. Jurgen Klopp ka një raport të mirë me drejtuesit e Dortmund dhe me shumë gjasa, do të ketë një dakordësi mes dy palëve për transferimin e Sancho./abcnews.al