Sancho kërkon qëndrimin në Bundesliga, Dortmund e United nisin negociatat për anglezin

schedule23:57 - 26 Qershor, 2024

schedule 23:57 - 26 Qershor, 2024

Pavarësisht zhgënjimit të fortë në finalen e Champions League të humbur në “Wembley” ndaj Real Madrid-it, sulmuesi i kombëtares angleze Jadon Sancho tashmë ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij dhe ku dëshiron ta vazhdojë karrierën.

I huazuar nga Borussia Dortmund gjatë merkatos së janarit nga Manchester United, sulmuesi 24-vjeçar gjeti formën e tij më të mirë te “Verdhezinjtë” dhe në këtë situatë, Sancho shpreson që Borussia Dortmund të arrijë marrëveshje me “Djajtë e Kuq” për transferimin e tij të përhershëm në “Signal Iduna Park” ku po kalon një moment shumë të mirë.

Ndërkaq, kujtojmë se që prej rikthimit të tij në Bundesliga, Sancho është kthyer në një protagonist të vërtetë, te skuadra e teknikut, Edin Terzic, ku në 21 përballjet e zhvilluara që prej janarit ka arritur të regjistrojë tre gola, si dhe tre asistime. /i.m /abcnews.al